Raportimi i tërmetit me magnituda ndryshe/ IGJEO: Bëhet me dy etapa, paraprak dhe përfundimtar

Raportimi i tërmetit me magnituda ndryshe/ IGJEO: Bëhet me dy etapa, paraprak dhe përfundimtar

Tërmeti në Bosnje dhe Hercegovinë që u ndje nga Shqipëria deri në Kroaci dhe Itali, u raportua paraprakisht me një magnitudë 6.0 që më pas u ul në 5.7, një magnitudë e lartë dhe më pas u ndryshua në një magnitudë më të vogël.

Por IGJEO thotë se kjo është një procedurë normale e punës së tyre dhe se raportimi bëhet me dy etapa ai paraprak dhe përfundimtar.

Njoftimi i IGJEO:

Duke marrë shkas nga disa raportime në disa portale, sqarojmë se:

IGJEO ka detyrë të raportojë me saktësi, por mbi të gjitha, në kohën më të shpejt të mundshme lokalizimin dhe magnitudën e çdo ngjarje sizmik me impakt!

Nga Qendra Kombëtare e Monitorimit Sizmik, raportimi i magnitudës kryhet në dy etapa, ai paraprak i shpejtë dhe më pas vlerësimi përfundimtar. Vlerësimi paraprak kryhet nga sistemi i shpejtë dhe mund të ketë ndryshim në vlerë nga vlerësimi final. Në çdo rast, nuk korrigjohet magnituda, por rivlerësohet nga personeli në detyrë, për të dhënë vlerën finale përfaqësuese! Kjo procedurë është standart ndërkombëtar për fushën e sizmologjisë!

Në lajmërimin e parë në uebin e IGJEO, është vendosur termi “paraprake” që nënkupton se ngjarja është duke u rivlerësuar dhe parametrat janë subjekt ndryshimi.

Faleminderit për mirëkuptimin!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy