Nuri: Çështja ndaj Berishës e paragjykuar, gjyqtarja ka konflikt të pastër interesi

Nuri: Çështja ndaj Berishës e paragjykuar, gjyqtarja ka konflikt të pastër interesi

Avokati Franc Nuri, për çështjen ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha ku po hetohet lidhur me privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani” thotë se gjykata duket se e ka paragjykuar çështjen.

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se e djeshmja ishte e disata herë që shtyhet kërkesa për përjashtimin e gjyqtares.

Ai kujtoi se gjyqtarja është shkarkuar në vitin 1996 në kohën kur President ishte Sali Berisha dhe rrjedhimisht edhe në krye të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Është konflikt i pastër interesi, duke qenë se bëhet fjalë për shkarkim. Gjyqtarja dhe zoti Berisha mund të kenë një konflikt personal dhe këtë e parashikojnë rregullat e një procesi të rregullt gjyqësor.

Nuk mundet që dikush të gjykohet nga një gjykatë e njëanshme. Lidhur me zotin Berisha rezulton se gjyqtarja ka një konflikt personal me zotin Berisha.

Ka disa rrethana që duhet të çonin në përfundimin, ose gjyqtarja të tërhiqej vetë nga gjykimi i kësaj çështje, ose kërkesa e avokatëve të pranohej dhe të shqyrtohej nga një trupë gjykuese tjetër në gjykatën e posaçme.

Pritshmëritë janë të ulëta që të bëhet përjashtimi i gjyqtares.

Është shtyrë dy herë vendimmarrja finale, gjasat janë që të shtyhet dhe një herë të tretë, mund të ketë hapësira të tjera të avokatëve penalistë të kryesuar nga zoti Genc Gjokutaj dhe kjo çështje mund të shtyhet edhe për vitin e ri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy