Moti i trazuar ka kushtëzuar nisjen dhe mbërritjen e trageteve e linjës Durrës- Bari nga dhe anasjelltas.
Autoriteti Portual njofton se trageti (Rigel VII), që kishte njoftuar nisjen mëngjesin e sotëm, po bën përgatitjet për nisje nga Porti i Durrësit.
Ndërsa nga Porti i Barit, Rigel III është nisur rreth orës 3:00 dhe pritet të mbërrijë në Durrës rreth orës 12:00.
Ndërkaq, si pasojë e kushteve atmosferike të papërshtatshme trageti tjetër që do të duhej të lundronte drejt Barit e anuloi nisjen dhe pritet të niset mbrëmjen e sotme.



