Zbulohet lokali i përshtatur për përdorim droge në Korçë, një në pranga

Zbulohet lokali i përshtatur për përdorim droge në Korçë, një në pranga

Zbulimi i një lokali të përshtatur për përdorim droge në Korçë, ka vënë në pranga një person dhe ka proceduar penalisht dy të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. P., 22 vjeç, banues në fshatin Turan, Korçë dhe u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit I. Z., 36 vjeç, banues në Dërsnik, Korçë dhe S. P., 37 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”; “Fshehja e të ardhurave”; “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”.

Shërbimet e policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit S. P., në lagjen nr. 17, Korçë, të cilin e kishte të paregjistruar në organet tatimore, ku ushtronte aktivitetin pa licencën përkatëse dhe e kishte përshtatur ambientin për përdorim droge, shtetasit I. P., iu gjetën 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, ndërsa shtetasit I. Z., 2 doza të dyshuara kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy