
Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në rrugën “Hysen Gjura” në Tiranë.
Mësohet se një grua me iniciale S.H., 42 vjeçe është vetëhedhur nga kati i 5-të i banesës.
42 vjeçarja ka ndërruar jetë menjëherë, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 17:35 në rrugën “Hysen Gjura”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 5-të i banesës shtetasja S. H., 42 vjeçe, ku si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



