Manovra të rrezikshme në një zonë të banuar, gjobë dhe heqje patente drejtuesit në Vlorë (VIDEO)

Manovra të rrezikshme në një zonë të banuar, gjobë dhe heqje patente drejtuesit në Vlorë (VIDEO)

Kreu manovra të rrezikshme në rrugë, në zonë të banuar në Vlorë, drejtuesit të automjetit i tërhiqet leja e qarkullimit dhe ndëshkohet me masën administrative 75.000 lekë të rinj.

Bazuar në disa pamje filmike, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, duke kryer manovra të rrezikshme (drift) me automjet, duke u kthyer në burim aksidenti dhe rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë bënë të mundur identifikimin e drejtuesit dhe shoqërimin e tij.

Në përfundim të veprimeve, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Vlorë i kanë terhequr lejen e qarkullimit, drejtuesit të automjetit, shtetasit D. Xh., si dhe e kanë ndëshkuar atë, me masën administrative 75.000 lekë të rinj, pasi ka drejtuar automjetin me shpejtësi mbi normat e lejuara, në qendër të banuar dhe ka kryer manovra të rrezikshme, në kundërshtim me Kodin Rrugor.

Pas shoqërimit në komisariat, rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin, pa siguracion dhe pa kryer kontrollin teknik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy