Aksidentoi për vdekje 6-vjeçaren, lihet në burg drejtuesi i mjetit

Aksidentoi për vdekje 6-vjeçaren, lihet në burg drejtuesi i mjetit

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasin Alban Guri i cili aksidentoi për vdekje 6-vjeçaren pak ditë më parë në Tiranë.

I akuzuari për këtë ngjarje nuk ka deklaruar asnjë para gjykatës, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat “aksident me pasojë vdekjen” dhe “largim nga vendi i aksidentit”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në rrugën “Njazi Meka” në zonën e Alliasit në kryeqytet. Vajza doli nga shtëpia bashkë me një fëmijë tjetër, i cili arriti të kalonte në anën tjetër të rrugës.

Ndërkohë, babai i të miturës, Iljaz Petali i ka bërë asaj një dedikim prekës në Facebook, ku shpreh dhimbjen që ndjen për humbjen e saj. “Ah moj zemra babit ti, Ambra ime. Pse ike nga kjo jetë. Pse më le babin vetëm. Ma këpute zemrën o Ambra ime. Allahu të gradoft në xhenet u rritsh e lumtur ashtu siç ishe në këtë dynja. Ti ishe frymëzimi im. Do mbetesh gjithmonë në zemrën time Ambra babit”, shkruan ai.

Kujtojmë që 6-vjeçarja është aksidentuar në derë të shtëpisë. Pasi është përplasur është dërguar menjëherë në spital, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë. Shoferi Alban Guri, fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas është arrestuar nga policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy