Pak orë pas arrestimit, arratiset nga komisariati Edison Pula

Pak orë pas arrestimit, arratiset nga komisariati Edison Pula

Është arratisur një nga të 9 të arrestuarit e operacionit të sotëm të policisë. Edison Pula ka mundur të arratiset, në momentin që po transferohej nga Komisariati i Policisë për në burg.

Ai u arrestua së bashku me 8 persona të tjerë, në një operacion, që sipas policisë u godit një grup kriminal mbi të cilin rëndojnë disa vepra penale si trafik droge, grabitje me armë dhe tentativë vrasje . Policia ka ngritur postblloqe për të bërë të mundur kapjen e tij ndërsa janë ende të paqarta rrethanat se si ka mundur të largohet i arrestuari.

Të 9 të arrestuarit bashkë me Edison Pulën dyshohet se me 19 shtator të këtij viti, i vunë eksploziv  automjetit të ish-policit të burgjeve Gentian Bejtja, i cili mbeti i plagosur rëndë.

Gentian Bejtja ishte nga autorët e dyshuar që bashkë me Enver Stafukën, vodhën në Durrës, makinën e cila u përdor në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt.

9 të arrestuarit, po ashtu dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal që transportonin marijuanë nga Tepelena, drejt zonave të Durrësit, Krujës e Tiranës. Atyre iu gjet dhe iu bllokua edhe një sasi prej rreth 120 kg marijuanë. Grupi po ashtu është i dyshuar si përgjegjës edhe për dy grabitje me armë të ndodhura në rrugën kombëtare Fushë Krujë-Krujë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy