Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur qytetin e Fierit, ku një person është vrarë me armë zjarri dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë.
Sipas informacioneve paraprake nga terreni, ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji”, në afërsi të spitalit të fëmijëve.
Dyshohet se autorët janë futur brenda banesës së viktimës, duke hapur zjarr.
Viktima është identifikuar si Selami Hasani, i cili mësohet se ishte liruar nga burgu vetëm një javë më parë.
Nga të dhënat e para hetimore, dyshohet se Hasani kishte qenë i përfshirë më herët në një ngjarje të rëndë kriminale, ku kishte vrarë një familjar të Arben Isufajt, i njohur ndryshe si “Ben Qimja”.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
