Elbasan/ Po i vendoste eksploziv një makine por i shpërtheu aksidentalisht, vdes 24-vjeçari

Elbasan/ Po i vendoste eksploziv një makine por i shpërtheu aksidentalisht, vdes 24-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të kësaj të marte në Elbasan ku një i ri ka humbur jetën pasi i ka shpërthyer lënda plasëse në duar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:10, në lagjen "Shënkoll", ku dyshohet se një shtetas rreth 24 vjeç, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip "Volkswagen", në pronësi të shtetasit R. Ç., lënda eksplozive ka shpërthyer

Për pasojë 24 vjeçari është dëmtuar dhe është transportuar menjëherë në spital, por ka humbur jetën nga plagët e rënda që ka marrë.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy