Shkon në tre numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë, ndërrojnë jetë dy pacientë

Shkon në tre numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë, ndërrojnë jetë dy pacientë

Dy persona kanë humbur jetën në Klinikën Infektive në Kosovë si pasojë e prekjes nga virusi Covid-19.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë në vend, përmes një njoftimi për media.

Viktimat janë një 70-vjeçare nga Prizreni dhe një 59-vjeçar nga Prishitna, të cilët kishin sëmundje shoqëruese.

Në ora 03:00 ka përfunduar me vdekje pacienti i gjinisë mashkull S. N, 1961, Prishtinë, i cili është pranuar në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive me datën 04. 04. 2020 transfer nga Qendra Emergjente e QKUK-së dhe ka qenë me sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus tip 2. Sy hepatorenale). Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rendë pa vetëdije”, citohet nga njoftimi.

Për rastin tjetër, ministria tregon se në ora 07:10 ka përfunduar me vdekje pacientja e gjinisë femër, N. R, 1950, Korishë, Prizren, e cila është pranuar po ashtu në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 02. 04.2020 dhe ka pasur sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica.

Numri i personave që kanë humbur jetën në Kosovë nga koronavirusi ka arritur në tre tashmë, ndërkaq 145 të tjerë janë të infektuar kurse 23 janë shëruar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy