Antidroga italiane sekuestron drogë dhe 120 mijë euro, arrestohen dy shqiptarë

Antidroga italiane sekuestron drogë dhe 120 mijë euro, arrestohen dy shqiptarë

Operacioni më i rëndësishëm anti-drogë i kryer nga Policia e Ravenës çoi në arrestimin e dy trafikantëve me origjinë shqiptare. Një armë, gjashtëmbëdhjetë kilogram marihuanë, pak më shumë se gjashtë kg kokainë dhe mbi 120 mijë euro në para të gatshme iu janë gjetur 2 shqiptarëve me banim në Ravena të Italisë. Policia italiane komunikoi se të arrestuar kanë përfunduar dy shqiptarë të moshave 35 dhe 24 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin.

Mësohet se 35-vjeçai ishte dëbuar nga Italia, por u kthye me një dokument të vlefshëm, pasi ndryshoi mbiemrin e tij pas martesës së tij me një grua shqiptare. Policët dyshuan te ai dhe e arrestuan në kushtet e flagrancës, bashkë me kushëririn , shkruajnë mediat italiane.

Ata janë kapur me rreth 3000 euro në makinë. Shqiptarët nuk ishin në gjendje të shpjegonin se cilat ishin burimet e parave. Pas kësaj, policia italiane kontrolli banesën ku shqiptarët banonin dhe gjeti aty 20 000 euro dhe 16 kilogram marijuanë të ndarë në çanta. Përpos drogës dhe parave të dyshuara të paligjshme, policia gjeti edhe armë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy