Plagosja në Pogradec, autori i dyshuar: Briani më sulmoi i pari, kisha mundësi ta vrisja dhe nuk e bëra

Plagosja në Pogradec, autori i dyshuar: Briani më sulmoi i pari, kisha mundësi ta vrisja dhe nuk e bëra

(Në foto: Brian Syzo, Nikolla Agolli)

 

Gjykata e Korçës ka lënë në burg, autorin e plagosjes së Brian Syzos dhe një nga bashkëpunëtorët e tij, David Prifti.

 

Në seancën për masën e sigurisë e zgjatur rreth dy orë, autori Nikolla Agolli ka pranuar se ka qenë një konflikt çasti mes tij dhe Brian Syzos. 

 

Sipas dëshmisë së tij para togave të zeza, ai është shprehur se është sulmuar nga Briani dhe ka qëlluar ndaj tij për ta neutralizuar dhe që ai të ndalonte sulmin. 

 

“Kisha mundësi ta vrisja dhe nuk e bëra”, ka thënë Agolli. 

 

Sa i përket të arrestuarit tjetër, David Prifti, ai ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen. Sipas dëshmisë së dhënë në seancë, Davidi është shprehur se nuk ka gisht në ngjarjen e ndodhur në Pogradec dy ditë më parë. 

 

Makinën e tij ja ka dhënë Nikollës dhe ka ikur me makinën e të fejuarës për në plazh. Ndër të tjera, Prifti ka thënë se ka kamera sigurie në vendet ku ka qenë, çka vërtetojnë që nuk ka gisht në ngjarje. 

 

Në vijim pritet të verifikohen nga prokuroria kamerat e qytetit, ndërsa momentalisht nuk ka patur përgjigje nga ana e grupit hetimor lidhur me transkriptimin e filmimeve të kamerave të sekuestruara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy