
Uniformat blu kanë mundur të vënë në pranga dy autorët e dyshuar të grabitjes së filialit të një banke të nivelit të dytë në Koplik.
Burimet për MCN TV bëjnë me dije se të ndaluar janë dy të rinj nga zona e Bajzës në Malësinë e Madhe.
Ngjarja ndodhi disa ditë më parë, ku autorët nën kërcënimin e armëve vodhën 10.000 euro, 1000 dollarë dhe rreth 4 milionë lekë të vjetra.



