Nuk iu bind urdhrit të policisë/ Arrestohet 23-vjeçari, i gjendet një armë e ftohtë në makinë

Nuk iu bind urdhrit të policisë/ Arrestohet 23-vjeçari, i gjendet një armë e ftohtë në makinë

Një 23-vjeçar me banim në Fier është arrestuar nga policia, pasi nuk i është bindur urdhrit të “bluve” për të lëvizur makinën e parkuar në vend të gabuar.

Nga kontrolli i automjetit shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një thikë.

Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasin D. B., 23 vjeç, banues në Fier, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë për të lëvizur automjetin të cilin e kishte parkuar në vend të gabuar, dhe nga kontrolli i automjetit shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një armë të ftohtë (thikë). Gjithashtu nga Komisariati i Policisë Fier u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. Sh., 38 vjeç, dhe A. D., 54 vjeç, të dy banues në Libofshë, pasi kanë ndezur zjarr për të djegur mbeturinat dhe si pasojë e erës, flakët janë përhapur duke djegur një sipërfaqe toke me shkurre.

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. G., 47 vjeç, banues në fshatin Çiflik, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.  Komisariati i Policisë Mallakastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. L., 49 vjeç, banues në fshatin Dukas, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy