Lushnje/ Lëvizte i armatosur në qytet, arrestohet 21-vjeçari i shpallur në kërkim

Lushnje/ Lëvizte i armatosur në qytet, arrestohet 21-vjeçari i shpallur në kërkim

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, kanë kapur dhe vënë në pranga një të ri të shpallur në kërkim. Mësohet se i arrestuari ëhstë Marlind Sulo, 21 vjeç, banues në Lushnjë. 

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 21.03.2026, në ambientet e një lokali në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, ku qëndronte bashkë me 5 shtetas të tjerë, shërbimet e Policisë gjetën në xhupin e tij dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë. 

 

Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, shtetasi M. S. nuk ndodhej në lokal. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet municion luftarak. 

 

Në vijim të veprimeve për rastin, më datë 21.03.2026, u arrestuan 5 shtetasit që qëndronin me shtetasin Marlind Sulo në lokal, për moskallëzim të krimit. 

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy