Një shtetas shqiptar është gjetur në gjendje të rëndë në një rrugë, në Athinë të Greqisë. Kanë qenë banorë të rastit ata të cilët kanë konstatuar një person, në lagjen ‘Kypseli’, sipas mediave të vendit fqinj.
Nga të dhënat e autoriteteve, bëhet fjalë për një 24-vjeçar, i cili fillimisht ishte gjetur me shenja të pakta jete, por pa mbërritur ende ambulanca, ai ndërroi jetë. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij, ndërkohë pas kqyrjes në vendin e ngjarjes, në trupin e të riut janë parë plagë të rënda të shkaktuara me mjete prerëse.
Dyshimet e para janë se i riu mund të jetë vrarë për konfikte persona.



