Grabitja me dhunë e të moshuarve në Gjirokastër/ Policia arreston autorin

Grabitja me dhunë e të moshuarve në Gjirokastër/ Policia arreston autorin

Policia ka arrestuar autorin e grabitjes me dhunë të një çifti të moshuarish në orët e para të mëngjesit të sotëm në Gjirokastër.

Në pranga ka rënë V. K, 32 vjeç, banues në lagjen "18 Shtatori".

Informacioni i policisë

Zbardhet në kohë rekord ngjarja e ndodhur në orët e para të datës 24.07.2020, në lagjen "Kodra e shtufit".

Kapet dhe vihet në pranga autori i ngjarjes.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në lagjen "Kodra e shtufit", në banesën e shtetasit  H. Sh., 80 vjeç (kati i parë i një pallati), ka hyrë nga dritarja e tualetit një shtetas dhe ka vjedhur 18.700 lekë. Ky shtetas, kur ka hyrë në banesë është pikasur nga të zotët e banesës, të cilët kanë tentuar ta ndalojnë, por pasi ka marrë lekët pa u shkaktuar dëmtime fizike dy bashkëshortëve, është larguar me shpejtësi.

Falë punës së mirorganizuar hetimore u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi i autorit, kapja dhe shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera u bë ndalimi i shtetasit V. K., 32 vjeç, banues në lagjen "18 Shtatori" dhe materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy