Zhabina: Në dosjen e Durim Bamit është zbuluar një drejtor i rëndësishëm që jepte aprovimin e tij për mbjelljen e kanabisit në Krujë (VIDEO)

Zhabina: Në dosjen e Durim Bamit është zbuluar një drejtor i rëndësishëm që jepte aprovimin e tij për mbjelljen e kanabisit në Krujë (VIDEO)

Gazetari Xhevair Zhabina tha në studion e MCN Live se në të gjitha dosjet e SPAK që kanë pasur fokus krimin e organizuar gjatë 2 viteve të fundit janë zbuluar policë, efektivë e drejtorë të lartë të inkriminuar.

Zhabina tha se në dosjen në ngarkim të Durim Bamit është zbuluar një drejtor i rëndësishëm policie që jepte “OK” e tij që të mbillej kanabis në zonën e Krujës.

Të gjitha dosjet e SPAK që kanë pasur fokus krimin e organizuar gjatë këtij viti dhe vitit të kaluar kemi parë që veç policëve që kanë dalë me përgjegjësi penale, janë arrestuar apo janë shpallur në kërkim kemi parë që na krijohet ideja që ka dhe efektivë të tjerë  të tjerë policie në rangje të rëndësishme.

Në dosjen në ngarkim të Durim Bamit, bëhet fjalë për një drejtor të rëndësishëm policie që jepte “OK” e tij që ai të mbillte kanabis në zonën e Krujës. Bëhej fjalë për një drejtor të rëndësishëm.

Dhe në dosjen e fundit të grupit Çopja kur bëhet fjalë për vrasjen e Erion Alibeajt në Elbasan, ky grup ishte i gatshëm të ofronte deri në 5 milionë euro për ekzekutimin e këtij personazhi dhe personi që po merret përsipër të kryente atentatin thoshte që “me këtë shifër që ofron ti unë shkoj direkt tek drejtori i Policisë dhe ai na jep direkt informacion se çfarë po ndodh me të dhe ku është ai.

Marklen Haka ka qenë në Shqipëri. Policia e ka pasur këtë informacion. Nuk është punë e Policisë së Shtetit të konfirmojë lajme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy