
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Portëz, në Fier, ku një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, i qëlluar me armë zjarri.
Korrespondentja Evi Gjini, për “MCN Live”, bën me dije se 40-vjeçari dyshohet se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, pas mosmarrëveshjeve me bashkëshorten, e cila më herët kishte kërkuar dhe kishte marrë urdhër mbrojtjeje.
Viktima është identifikuar si Taulant Halka, punëtor ndërtimi dhe baba i dy fëmijëve.
Sipas burimeve policore, ai dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e vetëvrasjes.
Mësohet se viktima jetonte në Vlorë, por së fundmi ishte zhvendosur në fshatin Portëz, në banesën e prindërve të tij. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në dhomën e gjumit, ku ai është qëlluar me armë gjahu tip “çifte”, në pronësi të babait të tij dhe me leje të rregullt.
40-vjeçari dyshohet se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, pas mosmarrëveshjeve me bashkëshorten, e cila më herët kishte kërkuar dhe kishte marrë urdhër mbrojtjeje.
Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje bashkëshorten, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



