Vlorë, 50-vjeçari gjendet i pajetë në anë të kanalit

Vlorë, 50-vjeçari gjendet i pajetë në anë të kanalit

Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen “24 Maji” në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake të Policisë, shtetasi G.B., u konstatua mëngjesin e sotëm pa shenja jete në anë të një kanali në këtë zonë.

Ai mësohet se vuante nga sëmundja e epilepsisë, e cila dyshohet të jetë edhe shkaku i vdekjes së tij.

Njoftimi i policisë

Më datë 14.01.2021, rreth orës 07:00, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në anë të një kanali është gjetur pa shenja jete shtetësi G. B., rreth 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas është rrëzuar aksidentalisht kur ka qenë duke ecur dhe për pasojë është mbytur në kanal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy