Vodhi një makinë, në pranga 42-vjeçari

Vodhi një makinë, në pranga 42-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar "Repeater" nga Komisariati i Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë.

Vodhi një automjet, i cili u gjet më pas në servisin e tij në fshatin Gjoricë, vihet në pranga 42-vjeçari. Gjithashtu, procedohet penalisht një 17-vjeçar.

Sekuestrohen veshje dhe automjeti me të cilin autori ka lëvizur ditën që ka kyer vjedhjen, automjeti i vjedhur, pjesë motorike automjetesh të tjera, të dyshuara të vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në rrugën "Mikel Maruli", ishte vjedhur një automjet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin:        

- M. O., 42 vjeç, banues në Gjoricë, Dibër. Gjithashtu, proceduan penalisht një të mitur 17-vjeç, i dyshuar i implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 42-vjeçari, më datë 15.12.2023, ka vjedhur një automjet tip "Golf", në rrugën "Mikel Maruli". 

Gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e tij, në fshatin Gjoricë, shërbimet e Policisë gjetën automjetin me të cilin ka lëvizur ditën që ka kyer vjedhjen, automjetin e vjedhur, pjesë motorike automjetesh të tjera, të dyshuara të vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me veshjet që autori ka përdorur gjatë ngjarjes.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se 42-vjeçari, më datë 07.04.2023, ka vjedhur një automjet në rrugën "Ndre Mjeda".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy