Një aksident më pasojë një të plagosur ka ndodhur paraditën e sotme në Pogradec.
Policia saqaron se ngjarja ka ndodhur në rrugën e Volorekës, ku janë përplasur një mjet tip motorr pa targa dhe një mjet furgon tip “Benz – Mercedez” me targa AA 641 HV, me drejtues shtetasin F.T.
“Për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore drejtuesi i motorrit (ende i paidentifikuar) i cili u transportua në Spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore. Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme”, informon policia.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit, ka qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të motorrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



