Dy vetura zyrtare të Komunës së Zveçanit në veri të Kosovë dyshohet se janë djegur qëllimshëm nga persona deri tani të panjohur mbrëmë pas mesnate

Policia Rajonale në Veri konfirmon se përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar.
Pas mesnatës, rreth orës 01:40 janë djegur dy vetura të komunës, njëra prej të cilave Toyota, të cilat kanë qenë në parkingun e komunës.
Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar, ndërsa policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet.
Në veri të Kosovës kanë ndodhur disa incidente të ngjashme këtë vit.
Në fillim të qershorit janë djegur dy makina në vendin e njëjtë ku janë djegur edhe kamionët e fundit në Mitrovicë të Veriut, ndërsa në fillim të prillit, një pjesëtari të policisë kufitare të Kosovës i është djegur, po ashtu, vetura.
Gjatë vitit 2023 dhe në fund të vitit 2022, kur ka qenë në proces riregjistrimi i automjeteve me targa të Kosovës në veri, janë djegur disa vetura me targa RKS (Republika e Kosovës) në atë zonë.



