
Kontrolle dhe monitorim intensiv i zbatimit të ligjit në Elbasan. Prej afro një jave në Elbasan janë krijuar dy grupe postoblloqe të cilët dalin në pikat kryesore brenda qytetit si dhe në hyre-daljet e qytetit. Mbrëmjen e sotme në Elbasan janê vendosur dy postoblloqe policie, ku njëri është tek dogana në Elbasan me oficerë krimesh, efektiv të rendit të armatosur, ndërsa postoblloku tjetër është vendosur në lagjen "5 maj" me efektivë të Shqiponjave. Çdo automjet që ndalohet i bëhet kontrolli i dokumentacionit si dhe kontroll fizik i mjetit. Për shkelësit vendosen gjoba duke filluar nga mosmbajtja e rripit, mbajtja e telefonit në timon apo dhe rastet ku mjeti drejtohet nën efektin e alkoolit.



