Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur sot në Vlorë.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 11:00, ku një person i armatosur ka hyrë në një argjendari duke kryer grabitjen.
Ndërkohë mësohet se është qëlluar edhe me armë zjarri, por për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por ka shkaktuar panik tek qytetarët.
Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorit.



