
Një mjek në Bulqizë është vënë nën hetim, e akuzuar për mos referimin e një rasti në polici, ku një paciente e djegur nga shpërthimi i bombolës së gazit, ndërroi jetë si pasojë e djegieve të marra.
Më konkretisht specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin S. L., banues në Tiranë, mjek në Spitalin Rajonal Dibër.
Mjeku akuzohet se më 11 gusht, gjatë kryerjes së detyrës si mjek roje, nuk ka njoftuar shërbimet e policisë se është paraqitur në Urgjencë, me djegie të rëndë, shtetasja B. M., 74 vjeçe, banuese në Bulqizë, e cila si pasojë e dëmtimeve nga djegia, më datë 17 gusht, ka humbur jetën.
“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 74-vjeçarja është djegur aksidentalisht në banesën e saj, nga bombola e gazit që e përdorte për gatim”, njofton policia.



