
Një aksident tragjik i ka marrë jetën 21-vjeçarit shqiptar mbrëmjen e kaluar në Itali. Ngjarja ka ndodhur në Besozzo pasi makina e tij u përplas me murin rreth orës 01:30 të mëngjesit.
Është kërkuar ndërhyrja e menjëhershme e një ambulance,por viktima Xhemal Letija për fat të keq nuk ia ka dalë ti mbijetojë përplasjes së fortë që ka pësuar.
Për momentin nuk ka asnjë prove për përfshirjen e automjeteve të tjera.
Aksidenti fatal dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e përgjumjes ose shmangies së ndonjë kafshe në rrugë.



