
Një turiste serbe është mbytur në ujërat e detit Adriatik në plazhin e Durrësit.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar të Durrësit.
Paraprakisht mësohet se turistja serbe me inicialet D. S., 60 vjeçe është futur të lahej në det dhe nuk është parë më të dalë nga uji.
“Më datë 09.09.2021, në orën 09:15, në lagjen nr.13, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetësja serbe D. S., 60 vjeçe”, njofton Policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



