
Një mjet ka dalë nga rruga në Elbasan, duke shkaktuar plagosjen e dy të rinjve.
Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës së mbrëmshme, në fshatin Balëz, Elbasan.
Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, R.L., 21 vjeç, banues në fshatin Balëz, dhe B.Xh., 14 vjeç, pasagjer.
Policia bën të ditur se të dy janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.



