
Ish-drejtuesja e Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi, ka çuar në Gjykatën Administrative vendimin e kryeprokurores Arta Marku për lirimin e saj nga detyra.
Në padinë e depozituar në Gjykatën Administrative, prokurorja Gashi kërkon pezullimin e vendimit për shkarkimin e saj, me pretendimin se ai është marrë pa asnjë motivacion.
Gashi pretendon se Marku e ka hequr nga detyra pa motivacion, fill pasi ajo depozitoi kërkesën në KQZ për heqjen e mandatit deputetëve Aqif Rakipi dhe Gledion Rehociva, pa u konsultuar me kryeprokuroren.
Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, më 29 dhjetor firmosi ndryshimet e para në Prokurorinë e Përgjithshme.
Pas shkarkimit të Gashit, në vendin e saj u emërua prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koça.
Ai do të drejtojë Drejtorinë e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, në përbërje të të cilës është edhe Sektori për “Verifikimin e integritetit të zyrtarëve”.



