Të dënuar për vrasje, OFL u dërgon formularët katër personave

Të dënuar për vrasje, OFL u dërgon formularët katër personave

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar sot formularët e vetëdeklarimit të pasurive katër personave të dënuar për ‘vrasje me paramendim’, pasi dyshohet se mund ta kenë vënë nëpërmjet veprimatërive të paligjshme.

Konkretisht bëhet fjalë për Besnik Lamçe, banues në Tiranë, i dënuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja me armë”. Qemal Kaçi, banues në Burrel, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Ermal Lila (Reçi), banues në Peshkopi, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” (vrasja e funksionarëve publikë) dhe Vehap Shehu, banues në Fushë Bulqizë, Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Këta persona do të jenë të detyruar të përgjigjen brenda 48 orëve me shkrim, ndërsa më pas përgjigjjet e tyre do të dërgohen për verifikim në SPAK.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy