Dyshohet se ngacmoi seksualisht tre të mitur, lihet në burg  61-vjeçari

Dyshohet se ngacmoi seksualisht tre të mitur, lihet në burg 61-vjeçari

Burg 45 ditor është vendosur për Vasil Mullajn, 61-vjeçarin nga fshati Erind i Lunxhërisë i cili akuzohet për ngacmim seksual ndaj të miturve. Seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së arrestit ndaj tij ka zgjatur plot 2 orë por me një ndalesë 30 minuteshë pasi i pandehuri humbi ndjenjat sapo përfundoi se dhëni versionin e tij të ngjarjes për të cilën akuzohet.

Greva e urisë tre ditëshe që kishte ndërmarrë në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, kishin shkaktuar dehidratimin e 61-vjeçarit. Mësohet se ai është shprehur lidhur me këtë veprim në shenjë zemërimi ndaj akuzës që i ishte ngritur me një qëllim të caktuar.

Vetë ai ka shpjeguar ngjarjen me të cilën akuzohej duke thënë se të vetmin veprim që ka bërë, ishte dëbimi nga oborri i shtëpisë i katër fëmijëve mes të cilëve tre të miturave që luanin me nipërit dhe mbesat e tij.

Zhurma që shkaktonin fëmijët, ishte shume e padurueshme aq sa ne nje moment 6-vjeçari ka reaguar me dhunë psikologjike shoqëruar me shtyrje ndaj fëmijëve që u pretenduan nga prindërit e tyre se u ngacmuan seksualisht.

Në dosjen e paraqitur nga prokurori Julian Çafka, oficerët e Policisë Gjyqësore kishin marrë dëshmitë e prindërve të të miturve të cilët pretendonin se fëmijët e tyre ishin ngacmuar në organet intime nga 61-vjeçari Vasil Mullaj.

Mirëpo kjo është kundërshtuar nga vetë i pandehuri dhe avokati i tij Bernard Aliko. Ky i fundit ka kërkuar prova të besueshme. Ai kërkoi nga kryesuesja e seancës gjyqësore, që të merren prova të tjera ligjore për të vërtetuar akuzën. Në këto rrethana drejtuesja e seancës së sotme, dha vendimin e arrestit me burg 45 ditor për Vasil Mullajn derisa organi i akuzës të sjellë prova të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy