Zjarr në dy banesa të pabanuara në lagjen "Çlirim" në Berat, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarr në dy banesa të pabanuara në lagjen "Çlirim" në Berat, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një zjarr ka rënë sot në dy banesa të pabanuara në lagjen "Çlirim" të qytetit të Beratit, duke shkaktuar momente paniku te banorët e zonës.

 

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur fillimisht në bahçet e dy banesave dhe më pas janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era.

 

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës, i cili ka ndërhyrë me tre mjete.

 Në vendngjarje kanë mbërritur gjithashtu edhe forca të shumta policie për të siguruar perimetrin dhe për të ndihmuar në menaxhimin e situatës.

 

Zjarri është përhapur edhe drejt çatisë së një banese të shpallur monument kulture, por falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve flakët janë lokalizuar në kohë, duke shmangur dëme më të mëdha dhe duke bërë të mundur shuarjen e tyre.

 

Forcat zjarrfikëse vijojnë të qëndrojnë në zonë për të monitoruar vatrat ende të nxehta, me qëllim parandalimin e riaktivizimit të zjarrit.

 

Pranë vatrës së zjarrit ndodhej edhe një automjet tip Ford, i cili pësoi dëmtime në pjesën e përparme, por u largua në kohë nga vendi, duke shmangur përfshirjen e plotë nga flakët.

 

Sipas burimeve nga shërbimi zjarrfikës në vendngjarje, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Shkaqet e plota të ngjarjes pritet të përcaktohen pas përfundimit të hetimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy