Moti i keq dhe reshjet e shumta të shiut vijojnë në vend. Kjo ka bërë që lumi Ishëm në Fushë-Krujë nga reshjet e shumta të dalë nga shtrati.
Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç ku niveli i ujit në disa zona të mbytura sipas banorëve ka shkuar në rreth 30-40 cm.
Mësohet se aktualisht janë rreth tetë banesa të izoluara nga uji në fshatin Murqinë.
Sipas korrespodentës së MCN, priten prurje më të shumta në orët në vijim sepse janë shtuar ujërat që grumbullohen në këtë lumë nga shirat që janë rënë në zonën malore të Tiranës.



