Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Durrës, në autostradë. Një automjet ka përplasur një këmbësor, gjendja e së cilit nuk dihet ende.
Momentalisht nuk ka asnjë reagim nga policia dhe nuk dihet se çfarë ka ndodhur, nëse i dëmtuari (ndoshta edhe viktimë) ka qenë duke ecur me ndonjë automjet apo thjesht ka kaluar rrugën dhe është përplasur.
Në këtë aks rrugor ditën e sotme janë raportuar problematika të shumta, përfshirë edhe rëndimin e trafikut. Nëse shikoni me vëmendje pamjet, duket që shumë pranë viktimës ndodhet edhe mbikalimi.
“Viktima kishte rënë me fytyrë. Është hapur koka, gjaku rrëke. S’ka ambulancë e as polici. Ai ka vdekur”, shprehet një dëshmitar për JOQ.



