Dhunonin bashkëshortet dhe prindërit/ Arrestohet një dhe procedohen dy të tjerë në Shkodër

Dhunonin bashkëshortet dhe prindërit/ Arrestohet një dhe procedohen dy të tjerë në Shkodër

Policia e Shkodrës ka njoftuar sot për arrestimin e kryefamiljarit që ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre.

Poashtu në dy raste të ndara, janë proceduar penalisht edhe dy të tjerë, një për dhunë ndaj bashkëshortës dhe një tjetër ndaj prindërve të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin P. G., 53 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre.   

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:   

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. T., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;  

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 20 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.        

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy