Droga në banesë gati për shitje, arrestohet i riu në Korçë

Droga në banesë gati për shitje, arrestohet i riu në Korçë

Një 26-vjeçar u arrestua në Korçë, pasi në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis të ndarë në doza, gati për shitje.

Policia ushtroi kantroll në banesën e shtetasit Domeniko Ktona, pas informacioneve se në lagje të ndryshme të qytetit, një shtetas shpërndante lëndë narkotike.

’Falë veprimeve të shpejta e profeisonale u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. K., 26 vjeç, banues në Korçë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar 26-vjeçarit në lagjen nr. 1 dhe më pas në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis të ndarë në doza, gati për shitje’’, informon policia.

Operacioni u finalizua nga Forcat e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy