
Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e një personi në Tiranë për dhunë në familje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. V., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë për hetim të mëtejmë.



