Ushtronte veprimtarinë e lojërave të fatit, arrestohet 28-vjeçari në Gjirokastër

Ushtronte veprimtarinë e lojërave të fatit, arrestohet 28-vjeçari në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka njoftuar sot arrestimin e një të riu, pasi u konstatua se në lokalin e tij në rrugën “Studenti”, në Gjirokastër ushtronte veprimtarinë e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.

Sipas informacioneve nga policia bëhet me dije se në pranga ka rënë 28-vjeçari M.K., ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një tavolinë pokeri, dy telefona , 160 000 lekë, 170 euro si edhe letra bixhozi.

Njoftimi i policisë, Gjirokastër

Vijon kontrolli për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Goditet një tjetër rast i kësaj veprimtarie.

Vihet në pranga një 28-vjeçar.

Sekuestrohen një tavolinë pokeri, dy telefona, 160 000 lekë, 170 euro dhe letra bixhozi.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 28 vjeç, banues në Tepelenë.

Shtetasi M. K. u arrestua pasi, nga informacionet e siguruara në rrugë policore dhe nga kontrolli i ushtruar në ambientin "Bar-Kafe", të administruar prej tij në rrugën "Studenti", u konstatua se ushtronte veprimtarinë e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, si dhe ky subjekt ushtronte aktivitetin pa u regjistruar në organet përkatëse.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një tavolinë pokeri, dy telefona, 160 000 lekë, 170 euro dhe letra bixhozi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara", "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara" dhe "Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy