I dënuar për vrasje, deportohet nga SHBA/ Emri

I dënuar për vrasje, deportohet nga SHBA/ Emri

Një person i dënuar për vrasje është deportuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt vendit tonë.

 

I ekstraduari është Kamer Duhanxhiu 44 vjeç, i cili rezultonte në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 1999.

 

Ai është dënuar nga autoritetet italiane, me 30 vjet burgim për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Vrasja në rrethana cilësuese”, ngjarje të ndodhura në vitin 1999 në Asti, Itali.

 

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet këtyre agjencive partnere ligjzbatuese në Shqipëri dhe Itali, si dhe të Agjencisë për Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare (ICE) në Shtetet e Bashkuara, shtetasi Kamer Duhanxhiu, i cili fshihej në SHBA prej shumë vitesh, ishte arrestuar më herët, këtë vit, në Florida. 

 

Pas përpjekjeve të përbashkëta koordinuese ndërmjet këtyre agjencive, ai u deportua nga SHBA, me fluturim çarter, në Tiranë, më datë 19 nëntor. 

 

Sapo mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”, ai u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë, bazuar në urdhrin e arrestit ndërkombëtar/kartelën e kuqe të Interpolit, të lëshuar nga autoritetet italiane.

 

Ky shtetas do të përballet me dënimin e tij 30-vjeçar, në Itali.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy