Çështja Epstein, tri hetime njëkohësisht

Çështja Epstein, tri hetime njëkohësisht

Më shumë se 24 orë kanë kaluar pas zbulimit të vetëvrasjes së Jeffrey Epstein në një burg federal në Manhattan, por ende mbeten shumë aspekte të ngjarjes për t’u sqaruar. Për këtë arsye, po zhvillohen tri hetime: një nga agjentët e FBI-së, një nga Ministria e Drejtësisë (nga i cila varet sistemi i burgjeve federale) dhe një nga zyra e ekzaminuesit mjekësor të qytetit të Nju-Jorkut.

Para së gjithash, bëhet një përpjekje për të konstatuar rrethanat që çuan në heqjen e mbikëqyrjes speciale mbi një të arrestuar, që dyshohej se kishte tentuar të vetëvritej në fillim të korrikut, pas arrestimit të tij dhe pasi gjyqtari refuzoi kërkesën e arrest shtëpiak. Sipas disa burimeve, nuk është plotësisht e qartë nëse shenjat e gjetura në qafë janë rezultat i përpjekjejes për vetëvrasje apo e një agresioni. Epstein tha që u sulmua dhe u quajt "pedofil", por autoritetet e burgut, megjithatë, e futën nën vëzhgim nga frika e vetëvrasjes. /Ansa/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy