Lokalet hapur pas orës policore, ndëshkohen me gjoba dy biznesmenë në Durrës

Lokalet hapur pas orës policore, ndëshkohen me gjoba dy biznesmenë në Durrës

U konstatua duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, ndëskohet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i një subjekti në lagjen nr.13, Durrës. Procedohet penalisht pronari i një tjetër subjekti në Shijak, për të njëjtën shkelje.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh dhe të Komisariatit të Policisë Shijak vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë me organizimet e aktiviteteve me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në zbatim të këtyre masave, shërbimet e Policisë në Stacionin e Policisë Plazh kanë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, subjektin me pronar shtetasin H. D., në lagjen nr.13, Plazh, pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në lokalin e tij, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak proceduan penalisht shtetasin V. K., 40 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke vijuar aktivitetin në subjektin e tij në Maminas, jashtë orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me aktin normativ.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy