
Një 45-vjeçar ka rënë në pranga pasi shpërndante kokainë dhe mbante armë pa leje. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Blue avenue", ku u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 45 vjeç, banuese në Kamzë. Në Bathore, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin A. H., të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë gjahu, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me lëndën narkotike. Nga veprimet hetimore dyshohet se 45-vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e ndante në doza, të cilat i shiste kundrejt çmimit 7000 lekë të rinj, në zonën e Kamzës, Institutit dhe Bathores. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



