“Mollas” u kodua një operacion i policisë së Beratit gjatë të cilit u vu në pranga një person i kapur me kanabis dhe armë.
Pas hetimeve një mujore u bë arrestimi në flagrancë i L. M., 33 vjeç, banues në fshatin Mollas.
Nga kontrollet, në afërsi të banesës së tij, janë gjetur 6.4 kg kanabis sativa, gati për shitje, ndërsa në banesë i është gjetur një armë zjarri pushkë me krehër dhe fishekë.
Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.



