
Babë e bir janë kapur nga policia e Tiranës duke transportuar mallra të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 25 000 euro,.
Si rezultat i operacionit të koduar “Label Hunt”, u vu në pranga S. Ç., 48 vjeç si dhe u procedua penalisht E. Ç., 20 vjeç, babë e bir, të dy banues në Elbasan.
Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, shërbimet e policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. Ç., dhe pasagjerë shtetasin E. Ç.
Gjatë kontrollit në këtë automjet janë gjetur mallra veshje, çanta me vlerë rreth 25 000 euro, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se babë e bir do i shisnin këto mallra në subjektin në administrim të tyre në Elbasan.
Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.



