Policia bën bilancin: Në një javë 14 të arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor

Policia bën bilancin: Në një javë 14 të arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e javës që lamë pas sa ju përket shkeljeve të bëra nga drejtuesit e mjeteve.

Është vërë e ditur se janë arrestuar 14 shtetas për drejtim automjeti në gjendje të dehur apo në efektin e lëndëve narkotike dhe shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Tiranës

Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore. Këto kontrolla synojnë evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në Tiranë.

Gjatë javës që lamë pas:

Janë arrestuar 14 shtetas për:

   - Drejtim automjeti në gjendje të dehur apo në efektin e lëndëve narkotike;

   - Shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.

Janë vënë 10,394 masa administrative, disa prej të cilave janë:

   - 859 për shpejtësi mbi normat e lejuara.

   - 100 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

   - 33 për përdorim të xhamave të errësuar.

   - 70 për mosdhënie përparësi këmbësorëve në vijat e bardha.

   - 96 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve.

   - 26 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

   - 211 për parakalime të gabuara.

   - 8,640 për parkime të gabuara.

Janë bllokuar 19 automjete për:

   - Detyrime të pashlyera;

   - Mungesë dokumentacioni

   - Verifikime nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy