
Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur në ambientet e një hoteli në Durrës. Burimet zyrtare bëjnë me dije se në dhomën e hotelit ishin të pranishëm 3 djem dhe një vajzë.
Autori i plagosjes, 16-vjeç dyshohet se ka qenë nën efektin e drogës dhe alkolit në momentin që ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A.S 20-vjeç.
Ndërkohë një 22-vjeçare është arrestuar pasi fshehu armën e zjarrit, ndërsa në pranga ka rënë dhe një tjetër tjetër i cili strehoi 22-vjeçaren pas ngjarjes.
“Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se në ambientet e dhomës së një hoteli, në të cilën kanë qenë shtetasit M. B., T. Sh., A. B. dhe A. S., shtetasi M. B. ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin A. S., 20 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në vijim të veprimeve hetimore 26-vjeçari M. B., banues në Durrës, është shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Në kërkim është shpallur edhe shtetasi T. Sh., 32 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
A. B., 22 vjeçe, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi”. Kjo shtetase, menjëherë pas ngjarjes, ka marrë armën e zjarrit dhe e ka fshehur në pjesën e pasme të hotelit;
E. H., 66 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi ka strehuar shtetasen A. B., ndërkohë që ka patur dijeni për ngjarjen.”, bënë me dije ndër të tjera policia.



