
Burime të redaksisë pranë avokatëve të z.Taçi kanë mundësuar sigurimin e dy dokumentave zyrtare që vërtetojnë se Rezart Taci nuk rezulton në hetim në Prokurorinë e Palermos. Siç mund të vihet re në dy fotot e mëposhtme, ky fakt qëndron dhe në përfundim të hetimeve paraprake të nëntorit 2021 ashtu si në përfundim të hetimeve të marsit 2022. Në këtë mënyrë mbetet i paqartë hetimi në Shqipëri mbi transferimin e shumës prej 18 milion euro nga llogaria personale e z. Francesco Zummo nga një bankë zvicerane në llogarinë e tij personale në një bankë të nivelit të dytë në Shqiptëri.
MCN



