Hoxha: Krimi i organizuar investon para në ndërtim, për t’i pastruar

Hoxha: Krimi i organizuar investon para në ndërtim, për t’i pastruar

Krimi i organizuar investon para në ndërtim, për t’i pastruar ato.

 

Kështu tha avokati Arbër Hoxha për investimet dhe asetet e grupeve kriminale, ku në 72 orë SPAK arriti të shembë një sistem, duke sekuestruar rreth 278 milionë euro në pesë episode narkotrafiku.

 

Duke folur për emisionin “FactCheck” në MCN TV, ai vlerësoi punën e bërë nga SPAK, duke thënë se është një motiv ngushtësisht procedurial penal dhe ekonomik.

 

Këto pasuri do i nënshtrohen një hetimi pasuror, ku barrën e provës nuk e ka më Prokuroria e Posaçme, por pronari i ligjshëm. 

 

Që kur kemi implementuar ligjin Antimafia, individi duhet t’i provojë gjykatës që në rastin konkret kemi të bëjmë me një pasuri të ligjshme. Kontrolli nuk është një provë, një mjet për hetimin e provës. 

 

Prokuroria i ka kërkuar dhe gjykata e ka miratuar dhe gjykata e ka vendosur sekuestron dhe çdo person që i është nënshtruar kontrollit ka të drejtën që ta ankimojë atë deri në Gjykatën Kushtetuese. 

 

Pjesa e bankave me kapital shqiptar janë më të lehta për tu penetruar nga paratë e krimit. Pastrimi i produkteve të veprës penale lidhet drejtpërdrejtë me aktivitetin ekonomik dhe pastrimin e parave. 

 

Së pari kërkohet një aktivitet ekonomik i cili gjeneron të ardhura. Një pjesë e pasurive vijnë nga shitja që Shehu ka bërë në Zvërnec. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy